
Dy personazhe të njohur të ekranit shqiptar, Endrik Beba dhe Klinton Zeqiraj, janë bërë kryefjalë e rrjeteve sociale pas një fotoje që po qarkullon me shpejtësi online.
Në imazh, dyshja shfaqet e veshur me fustane plot shkëlqim, duke sfiduar çdo pritshmëri për kodin klasik të veshjes mashkullore. Endrik Beba ka zgjedhur një fustan të gjatë blu me efekt metalik, ndërsa gazetari i terrenit në emisionin “Stop” në TV Klan, Klinton Zeqiraj, ka preferuar një fustan të shkurtër smerald me xixa dhe një dekolte të theksuar.
Fotoja është realizuar gjatë festës së ditëlindjes së Klintonit, e cila, siç duket, është shndërruar në një mbrëmje plot argëtim dhe autoironi, ku të ftuarit janë shfaqur të lirshëm dhe pa komplekse.
Endrik Beba është një këngëtar i njohur, i rikthyer në vëmendje pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa Klinton Zeqiraj është një ndër figurat më energjike të terrenit televiziv, i njohur për spontanitetin dhe humorin karakteristik në emisionin “Stop”.


