Prej kohësh një grup kriminal të organizuar me emrin “AlbKings” po qarkullojnë në internet ndërsa endenuk është marrë asnjë masë.
Me dhjetëra gra janë viktima të abuzimit në internet, ku publikohen të dhënat e tyre, kontaktet, fotografi e video diskredituese.
Raportimet e shumta, e patën shtyrë Prokurorinë që të hapte një hetim që coi një arrestime.
Por, procesi u mbajt gati krejt larg syve të publikut.

Grupi i ri “AlbKings”, që tashmë është ri-hapur, ka arritur që të mbledh mbi 8 mijë anëtarë.
Është funksional që nga 19 prilli i këtij viti.

Deri tash, në të janë publikuar mbi 1300 video dhe afro 800 fotografi, kryesisht private të grave shqiptare, ku përfshihen prej fotografive diskredituese e deri tek te dhënat personale të tyre- përfshirë edhe kontaktet, jo rrallë herë edhe numrat privat të telefonit.
Grupi tashmë ka avancuar, duke fshehur administratorët, dhe krejt çka anëtarët e tij shohin është një administrator i krijuar me inteligjencë artificiale (AI) që bën moderimin e përgjithshëm – në raste të veçanta kur dikush nga anëtarët bën ankesa.
Materialet diskredituese kundër grave shqiptare të publikuara në “AlbKings”, shpërndahen edhe në grupin e tyre në “Discort”, në rast që llogaria mund të mbyllet në platformën ruse Telegram.
Po ashtu, grupi ka krijuar edhe një tjetër grup tjetër, si opsion zëvendësues, me emrin “Albanian Chat”, dhe materialet e njëjta shpërndahen nëpër këto tri grupe.

Grupi tjetër po ashtu ka mbi 9 mijë anëtarë, dhe ekziston që nga 26 prilli i këtij viti.
