Personi që shihni në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i cili grabiti ditën e sotme degën e FiBank në Tiranë, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.
Autori ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash prej 20 milionë lekë të vjetrash.


58-vjeçari Bardhyl Fusha është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.
“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët,” u shpreh Fusha.
Mësohet se policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë autorin pa arritur të dale nga godina.



Momenti i arrestimit të Barthyl Fushës te dega e Fibank:
Punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.