Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejllin, i cili më parë u dënua nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim dokumentash të një shume prej 210 mijë eurosh, vepër penale e kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se ish-noteri Ejlli u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë me prejardhje kriminale të shtetasit Fatmir Abdurramanit.
Ndërkohë, për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.