Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe mungese në publik, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, është rikthyer sërish në vëmendje përmes një postimi të shpërndarë nga produksioni i tij, “Three60 Music”.
Në imazhin e publikuar me rastin e Halloween-it, Gjesti shfaqet i maskuar me një stil të errët dhe detaje artistike që përputhen në mënyrë të përsosur me atmosferën e festës.
Në përshkrimin që shoqëron foton, produksioni shkruan: “We don’t do tricks. Only hits.” — një frazë që ka ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave, të cilët dyshojnë se artisti mund të jetë në prag të rikthimit me projekte të reja muzikore.

Pas suksesit në reality show dhe mungesës së tij në rrjete, ky postim duket si një sinjal i qartë se Gjesti po përgatitet për një rikthim të fortë në skenën muzikore shqiptare.