Kanë kaluar më shumë se një vit nga përfundimi i “Big Brother VIP Kosova 3”, por duket se e kaluara vazhdon ta ndjekë Xheneta Fetahun. Edhe pse secili prej ish-banorëve ka marrë rrugën e vet dhe situatat kanë mbetur pas, ndjekësit në rrjete sociale vijojnë të rikthejnë në vëmendje historitë e vjetra, duke mos hezituar t’i përmendin Gjestin në çdo rast, edhe kur nuk ka lidhje fare me postimet e saj.
Së fundmi, Xheneta publikoi një video në TikTok ku shfaqej e qetë duke realizuar grimin, por si gjithmonë, komentet nuk munguan. Një ndjekës vendosi t’i “sjellë lajme”, duke i shkruar se “Gjesti është bashkë me Djellzën”.
Por përgjigjja e Xhenetës ishte tipike për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, siç e kemi parë edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme. Ajo nuk e injoroi komentin, por zgjodhi t’i japë një përgjigje me ironi që i vuri pikën gjithë diskutimit.
“Ishalla me fmi sa ma shpejt se mshurdhut,” u përgjigj ajo me humor, duke e shoqëruar me emoji që qeshin me lot. Një reagim që tregon qartë se ajo nuk merret më me atë histori dhe se e ka lënë pas prej kohësh.
Me këtë përgjigje, Xheneta jo vetëm që ironizoi situatën, por dha edhe një mesazh të qartë për të gjithë ata që vazhdojnë ta lidhin me të shkuarën: ajo ka zgjedhur të ecë përpara, ndërsa publiku ende duket se nuk është shkëputur plotësisht nga ajo histori.