Janë publikuar pamjet e para nga përgatitjet e reality show-t Ferma VIP, i cili pritet të nisë së shpejti dhe të rikthejë në ekran një tjetër format shumë të ndjekur nga publiku.
Pamjet janë ndarë në rrjetet sociale nga Arbana Osmani, e cila këtë sezon do të jetë prezantuesja e spektaklit. Në Instastory-t e publikuara, shihet ekipi i produksionit në terren duke punuar për realizimin e skenave dhe përgatitjen e setit.
Në njërën prej videove shfaqet një ambient i hapur me pajisje filmimi, shina kamerash dhe pjesë të skenografisë së fermës, ndërsa Arbana ka shkruar: “Shooting something amazing”, duke lënë të kuptohet se xhirimet kanë nisur tashmë.
Ndërkohë, në një tjetër video të publikuar gjatë natës shihet ekipi teknik duke vijuar punën në temperaturë të ulët, ku në ekran shfaqet edhe ora 00:48 dhe temperatura 8°C, çka tregon se përgatitjet për projektin po zhvillohen intensivisht.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar zyrtarisht emrat e pjesëmarrësve, publikimi i këtyre pamjeve ka shtuar kureshtjen e publikut për sezonin e ri të “Ferma VIP”, i cili pritet të nisë në javët në vijim dhe të sjellë shumë surpriza.