Banorët e BBVK
Një moment sa gazmor aq edhe i sikletshëm është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, gjatë një loje të organizuar nga produksioni për banorët.
Në kuadër të sfidës, banorët u ndanë në disa grupe dhe secili grup duhej t’i përgjigjej pyetjeve me njohuri të përgjithshme, si: kujt i përket një flamur apo në cilin shtet ndodhet një qytet i caktuar. Por ajo që u kthye në një “highlight” të menjëhershëm të mbrëmjes ishte përgjigjja e Elijonës.
E vendosur në një nga grupet, Elijona u pyet se ku ndodhet Pogradeci, por përgjigjja e saj befasoi të gjithë: “Në Mal të Zi.”
Edhe pse loja kishte karakter argëtues, ky moment riktheu vëmendjen te gafat klasike që shpesh ndodhin brenda formatit dhe që i japin spektaklit nota humori, por edhe debate jashtë shtëpisë.
Pogradeci, qytet i njohur shqiptar në juglindje të vendit, u “zhvendos” për pak çaste në Mal të Zi, duke e futur Elijonën në listën e gafave që Big Brother VIP Kosova do t’i kujtojë gjatë.