Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.
Reagimi i bashkëshortes së Shpat Kasapit:
Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur “babi”… nuk prite, Shpat. U lodhe dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua duheshin më shumë se kurrë.
Lexo edhe:
Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu të deshi pranë Vetës, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.
Gjynah