Një fjali mjaftoi që Miss-i kosovare të pushtojë rrjetin — videoja po bën xhiron e botës!
Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, ka shpërthyer rrjetet sociale me një moment që po komentohet pa fund!
Gjatë prezantimit të saj në garën ndërkombëtare të bukurisë, bukuroshja kosovare tha me plot krenari:
“Unë flas dy gjuhë — shqip dhe gjuhën e Kosovës.”
Kaq mjaftoi që videoja të bëhej virale brenda pak orësh në TikTok dhe Instagram, duke shkaktuar një “stuhi” reagimesh.
Një pjesë e ndjekësve e morën me humor dhe simpati, duke e quajtur thjesht një lapsus nën emocionet e skenës.
Por shumë të tjerë e kritikuan ashpër, duke thënë se deklarata e saj tregon mungesë njohurie për gjuhën amtare.
Megjithatë, një numër i madh fansash e mbrojtën Brikenën, duke theksuar se ajo është një vajzë e re që përfaqëson denjësisht vendin dhe se çdo fjalë e saj po analizohet më shumë se duhet.
Pavarësisht polemikave, një gjë është e sigurt: Çdo dalje e Brikena Selmanit kthehet menjëherë në temë të ditës!