Pas shpalljes së fituesit të Fest 64, ku triumfoi Alis me këngën “Nân”, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Një nga më të komentuarat ka qenë ai i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur të shprehet përmes një Instastory me tone ironike.
Në postimin e publikuar, Luiz Ejlli ka ndarë një foto nga tabela e votimeve të festivalit, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Shkodranëve duhet t’u ndalohet që të marrin pjesë në festival. Dy vite me radhë Shkodra! Edhe vitin tjetër e sigurtë Shkodra prap😉”
Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një koment i drejtpërdrejtë mbi faktin që fituesi i këtij viti, Alis, vjen nga Shkodra, ashtu si edhe fituesi i edicionit të kaluar.
