Rubrika “Zëri im” në Pa Dorashka sjell rrëfimin e një nënë të tronditur, ku në ditën që duhej të ishte më e lumtura për familjen e saj… në fejesën e vajzës… ajo u kthye në ditën më të errët. Kryefamiljari, Besnik Gegolli, papritmas ra në koma dhe prej gjashtë muajsh ndodhet i intubuar, duke luftuar për jetën në një klinikë private.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka kaluar komplikacione të rënda, ndërsa shpenzimet për trajtimin janë përtej mundësive të familjes. Dikur një familje e lumtur dhe punëtore, sot mbështetja ka mbetur tek djali, ndërsa nuk mund t’i përballojnë kostot.
Ndiq rrëfimin e plotë më poshtë:
Rubrika “Zëri Im” lindi për t’i dhënë zë atyre që vuajnë në heshtje. Nëse edhe ju ose dikush që njihni po përballet me padrejtësi, nuk duhet të heshtni… denonconi problemin. Çdo zë ka të drejtën të dëgjohet.