
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, David Dano, i njohur për ngjarjen e bujshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, ku u fut me forcë për të kërkuar dëmshpërblim për banesën e prishur gjatë ndërtimit të rrugës Transballkanike foli edhe për një video të publikuar në Instagram.
Së fundmi ai ka publikuar një video me Loredana Bratin ku duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron asaj një puthje në faqe, duke ngritur shumë pikëpyetje për marrëdhënien mes.
Pas publikimit të kësaj videoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ka ardhur sqarimi i shumëpërfolur nga vetë Loredana.
“Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet,” – ka treguar Loredana.
Në fund, ajo i ka bërë thirrje Davidit që të sqarojë të vërtetën e plotë:
“David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”

Në llogarinë e saj në Instagram Loredana ka publikuar edhe faktet ndërsa thekson se kjo do të jetë hera e fundit që toleron një situatë të tillë.




Pas reagimit të Loredanës, ka ardhur edhe një reagim i Xheneta Fetahut e cils ka mbrojtur Loredana Bratin. Në një Instastory, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa qëllime negative”.

Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke interpretuar gabimisht një moment respekti si diçka tjetër.



