Ermal Mamaqi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve me një postim plot humor në rrjetet sociale, i cili nuk ka kaluar pa u komentuar.
Aktori dhe moderatori ka publikuar një foto me një mesazh ironik, ku liston “dy gjërat” që i trembet më shumë në jetë. Në vend të përgjigjeve klasike, Mamaqi ka zgjedhur një qasje tipike të tijën, duke shkruar:
“2 gjëra kam frikë t’i bëj:
Ti dal para kamionit. Ti ndërpres fjalën Arbër Hajdarit.”
Ky batutë ka sjellë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë marrë me humor krahasimin, duke e parë si një “thumb” të lehtë ndaj Arbër Hajdarit, i cili shpesh komentohet për diskutimet e gjata dhe analizat e detajuara në studio.
Postimi është shoqëruar edhe me një pyetje për ndjekësit: “Ju miq keni ndonjë frikë më të madhe?”, duke nxitur kështu ndërveprim dhe komente të shumta.
Si gjithmonë, Ermal Mamaqi di si të tërheqë vëmendjen me stilin e tij spontan dhe batutat që shpesh kthehen në virale, duke e bërë edhe këtë postim një nga më të komentuarit e momentit në rrjet.