Elvana Gjata ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me një buqetë të madhe lulesh që e ka surprizuar.
Këngëtarja shfaqet e lumtur, ndërsa surpriza vjen nga njeriu i afërt i saj, Enea Gjata, i cili shihet në foto duke mbajtur lulet dhe duke buzëqeshur.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është përshkrimi që Elvana ka zgjedhur të vendosë krahas postimit. “My little gentleman surprised me with flowers today… We hadn’t seen each other for a long time… and he made my whole day”, ka shkruar ajo, duke e quajtur Enea-n “gentleman-i im”.
Me këtë postim, Elvana ka treguar edhe një herë lidhjen e fortë që ka me njerëzit e zemrës, ndërsa surpriza duket se i ka zbukuruar ditën artistes.
