Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pas vetëhelmit me fostoksinë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i mituri u paraqit në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ai u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të QSUT, nuk arriti të mbijetojë.
Burime bëjnë me dije se shkaku i aktit fatal ka qenë zbulimi nga prindërit se 15-vjeçari konsumonte cigare dhe lëndë narkotike. I ndjerë i turpëruar dhe i dëshpëruar, ai ka vendosur të marrë këtë hap tragjik i cili fatkeqsisht ka rezultuar fatal.