Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina në fshatin Gollubovc të Malishevës, po trajtohet aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në pamjet e publikuara nga T7, shihet momenti kur Isufi transferohet në urgjencë, me një plagë të dukshme në fytyrë.
Lexo edhe:
Bëhet e ditur se i dyshuari ka edhe tre plagë të tjera në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ndërkohë, dyshohet se në abdomenin e tij ndodhen më shumë se tre predha plumbash, të cilat mjekët po vlerësojnë nëse do t’i heqin përmes ndërhyrjes kirurgjikale.
Ngjarja tronditi opinionin publik pasditen e djeshme, pasi dy vëllezërit Morina u ekzekutuan para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ndodhej ende në ditë zie për babain e ndjerë.