Sipas burimeve të sigurta të “Pa Dorashka”, pritet që sot t’i bashkohet formatit një nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, Ilir Shaqiri.
Burimet bëjnë me dije se hyrja e tij është menduar si një “kartë e fortë” nga produksioni për të trazuar dinamikat e lojës dhe për të sjellë një tjetër energji brenda fermës. Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Hyrja e tij pritet të ndikojë jo vetëm në strategjitë e banorëve aktualë, por edhe në balancat e krijuara deri tani, duke sjellë përplasje të reja, aleanca dhe ndoshta edhe surpriza të forta për publikun.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky informacion do të konfirmohet gjatë spektaklit të sotëm, apo nëse produksioni ka rezervuar ende detaje të tjera për t’i mbajtur fansat në pritje.