Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi në Itali.
Një ndjekës i Pa Dorashka ka dërguar një screenshot nga Instagrami, ku shihet një postim i bërë pak orë më parë, nga një person që pretendohet të jetë mik i autorit të dyshuar, Renato Xyke. Në foto shfaqen dy të rinj brenda një makine, ndërsa mbi të është vendosur një emoji me zemër të thyer.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Montecalvoli, ku Kevin Muharremi u qëllua për vdekje në agim, teksa ndodhej në makinë me dy miq. Sipas hetimeve, plumbi që e goditi në qafë dyshohet se u qëllua nga një SUV që iu afrua paralelisht automjetit të tyre.
Dyshohet se konflikti nisi pas një sherri në një lokal në zonën e Capanne, ndërsa i dyshuari kryesor Renato Xyke, bashkëkombës i viktimës, u ndalua nga policia në autostradën A1 pranë Arezzo-s.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa postimi në rrjet ka shtuar edhe më shumë pikëpyetje mbi atë që ndodhi para dhe pas krimit.