Një deklaratë e bërë nga Edisa në “Big Brother VIP Albania” ka ngritur dyshime dhe ka shkaktuar reagime në rrjet.
Gjatë një bisede, Edisa u shpreh me tone dyshuese duke lënë të kuptohet se Brikena mund të ketë një lloj pëlqimi për moderatorin e spektaklit dhe e anasjellta. Komenti i saj u interpretua nga shumë fansa si një batutë apo ironi, por nuk munguan as ata që e panë si një deklaratë që mund të hapë diskutime të reja në shtëpinë e BBVA.
Duke qenë se Ledion Liço është moderatori i programit dhe jo pjesë e lojës si banor, komenti i Edisës u konsiderua më shumë si një moment spontan që solli të qeshura dhe reagime mes banorëve.
Si gjithmonë në Big Brother VIP, edhe një fjali e thënë në mënyrë të rastësishme mund të kthehet në temë diskutimi dhe të bëhet virale në rrjet.