Screenshot
Këngëtari i njohur Marsel Selita po përballet me një humbje të madhe familjare. Ai ka humbur motrën e tij në një moshë të re, një lajm i dhimbshëm që e ka ndarë vetë me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Me disa fjalë të ndjera dhe prekëse, Marseli ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të motrës, duke prekur zemrat e publikut dhe miqve të tij.

Marsel Selita është një nga emrat më të njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar prej vitesh për interpretimet e tij në skenë dhe lidhjen e veçantë me publikun.