Mbrëmjen e djeshme u mbajt dasma tradicionale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, një nga momentet më të pritura në çdo edicion të formatit.
Çifti i këtij viti ishin Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, të cilët u vendosën në qendër të vëmendjes së mbrëmjes.
Megjithatë, gjatë dasmës është kapur një moment që nuk i shpëtoi syrit të publikut. Klodiani duket teksa i afrohet moderatores Jonida dhe i thotë në vesh: “E sqarojmë më mbrapa. A jemi live?”. Jonida i përgjigjet menjëherë: “Live, live gjithë kohës”.
Ndjekësit i erdhën në ndihmë Kryefjalës, duke ngritur aludime mbi arsyen e kësaj bisede. Sipas tyre kjo dasmë është me skenar dhe Klodiani mund të ketë hallin e të dashurës që ka jashtë, konkretisht në Itali.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë banori apo produksioni lidhur me këtë moment, i cili duket se ka shtuar edhe më shumë diskutimet rreth dinamikave brenda shtëpisë së BBVK4.