Sara Hoxha dhe vajza Poem
Një moment që duhej të ishte i mbushur me dashuri dhe emocione familjare, u kthye në një përvojë të hidhur për Sara Hoxhën. Blogerja e njohur u përball me një koment tejet fyes në rrjetet sociale, menjëherë pas publikimit të një videoje për ditëlindjen e vajzës së saj, Poem Blu.
Postimi, i ndarë për të festuar një nga momentet më të bukura si nënë, u shoqërua me reagime negative nga një ndjekëse, e cila përdori gjuhë të rëndë dhe akuza personale. Komenti përmbante fyerje ndaj figurës së Sarës, prejardhjes së saj dhe rolit të saj si prind, duke kaluar çdo kufi etik.
E prekur nga situata, Sara vendosi të reagojë hapur. Ajo publikoi komentin në InstaStory, duke shpjeguar se përballet shpesh me mesazhe të tilla, por zgjedh të mos i fshijë, si një formë përgjegjësie publike për ata që përhapin urrejtje online.
“Ka momente kur dua t’i fshij këto komente, sepse nuk dua ta mbaj këtë energji në hapësirën time, por zgjedh t’i lë që secili të mbajë përgjegjësi për fjalët që shkruan,” – u shpreh ajo.
Në përfundim, blogerja përcolli një mesazh të fortë për karmën dhe pasojat që sjell gjuha e urrejtjes, duke rikujtuar se rrjetet sociale nuk duhet të jenë vend për sulme personale, por për respekt dhe ndërgjegjësim.
“Është e shëmtuar të lexosh këto komente në një video emocionuese ku bëhet fjalë për ditëlindjen e gocës. Ça keni mor Zot? Si nuk e kuptuat akoma që po nxoret vetëm mllef dhe të këqija, ashtu do ju bëhet jeta juve, jo mua”.
