Një ngjarje e pazakontë është raportuar në qytetin e Yaroslavl, në Rusi, ku një djalë vetëm 10 vjeç është kapur duke drejtuar një automjet në rrugët e lagjes së tij.
Sipas raportimeve lokale, fëmija është parë nga një kalimtare teksa po manovronte makinën ndërsa pasi u ndalua dhe u pyet ai tha se “Babai më lë të ngas makinën, ai është atje”
E shqetësuar për sigurinë publike,qytetarja ka njoftuar menjëherë policinë.
Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ndaj prindërve të të miturit, të cilët mund të përballen me gjoba për lejimin e drejtimit të mjetit nga një fëmijë nën moshën ligjore.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë ngritur shqetësimin për përgjegjësinë prindërore dhe sigurinë në rrugë.