
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.
Mësohet se një vajzë e vogël vetëm 2 vjeç ka rënë në një enë me ujë të nxehtë.
Fillimisht familjarët e kanë çuar atë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, e mitura është transportuar me urgjencë në QSUT, ku dhe ndodhet aktualisht.