Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.
Sipas burimeve nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi Klevis Alilaj nga Tirana.
Aliaj është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia. 26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe për identifikimin e autorit/autorëve të plagosjes.