Pamje nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, pranë kompleksit “Kika 2”, ku një person është vrarë me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, kamarieri Filip Shehu ka goditur me thikë kuzhinierin e lokalit Indrit Ismaillari, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë, brenda ambientit të restorantit “City Lounge”.
Autori i plagosjes është arrestuar nga blutë, ndërsa burime bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.
Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Salimllari e bullizonte.