Screenshot
Një ngjarje tepër e rëndë dhe shqetësuese është regjistruar në Tiranë, ku një burrë në moshë është filmuar nga qytetarë teksa kryente akte të turpshme dhe abuzive ndaj një qeni, në një ambient të hapur pranë zonave të banuara tek fusha e aviacionit.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, episodi ka ndodhur në sy të kalimtarëve dhe shumë pranë banesave, duke rritur ndjeshëm indinjatën e komunitetit. Pamjet e siguruara konsiderohen jashtëzakonisht tronditëse dhe kanë shkaktuar revoltë të fortë tek banorët e zonës, dhe aktivistët të cilët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet.
Qytetarët shprehen se një sjellje e tillë përbën jo vetëm abuzim të rëndë ndaj kafshëve, por edhe një kërcënim serioz për pubëikun dhe sigurinë e fëmijëve që frekuentojnë zonën. Ata theksojnë se heshtja apo neglizhenca ndaj rasteve të tilla krijon precedent të rrezikshëm.
Sipas legjislacionit në fuqi, çdo formë abuzimi ndaj kafshëve përbën vepër penale dhe dënohet me ligj. Banorët , aktivistët dhe shoqatat e mbrojtes së kafshëve i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht, të identifikojnë personin në fjalë dhe të marrin masat ligjore përkatëse.
Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për ndëshkim të ashpër të çdo akti që cenon dinjitetin e kafshëve dhe sigurinë e komunitetit.