
Një vajzë 16-vjeçare në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar vetëvrasje duke u vetëdëmtuar me një mjet prerës, xham. Situata ka ardhur pas përndjekjes së saj me mesazhe nga i burgosuri Jetmir Llanaj dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.
Gjatë deklarimeve në polici, e mitura ka goditur edhe një punonjëse të policisë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë. Sipas burimeve, Jetmir Llanaj, 46-vjeç i cili aktualisht është në burg, kishte pasur lidhje me vajzën para arrestimit të tij në mars 2025.

Pas arrestimit, vajza njohu një tjetër djalë, por i burgosuri dyshohet se ka angazhuar një person tjetër për të ndjekur lëvizjet e saj. Rrethanat e përndjekjes vazhdojnë të hetohen nga grupi i policisë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që përndiqte të miturën.


