Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar, pas denoncimit të bërë ndaj këtij të fundit nga një grua.
Policia thotë se 24-vjeçari ka përndjekur dhe më pas e ka goditur gruan me sende të forta, duke e lënduar.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. T., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka goditur me një send të fortë një shtetase.
Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.