
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjon Buzuku në Tiranë.
Sipas policisë, një 16-vjeçare është gjetur e pajetë pranë një pallati në ndërtim e sipër. Paraprakisht dyshohet se e mitura mund të jetë vetëhedhur nga lartësia.
“Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bën me dije policia e Tiranës.