Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra.
Gjatë qëndrimit në farmaci, dyshohet se qytetari ka pësuar një atak kardiak, i cili ka rezultuar fatal, pavarësisht se ngjarja ndodhi në një ambient ku kishte ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes dhe për të verifikuar çdo detaj që lidhet me incidentin.