Këtë të martë, një ngjarje e rëndë ka tronditur në Librazhd, ku një nxënës 18-vjeçar humbi papritur ndjenjat gjatë orës së mësimit, duke shkaktuar panik mes shokëve të klasës dhe mësuesve.
Menjëherë pas incidentit, i riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Librazhdit, ku stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Gjatë qëndrimit në spital, nxënësi pësoi sërish humbje të ndjenjave, duke alarmuar stafin mjekësor që menjëherë vendosi ta transferojë për trajtim më të specializuar në Spitalin e Elbasanit. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po ndjekin nga afër gjendjen e tij, ndërsa drejtuesit e shkollës kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë nisur procedurat për të garantuar sigurinë dhe mbikëqyrjen e nxënësve gjatë orëve të mësimit.
Pritet që mjekët të japin më shumë detaje rreth kësaj situate, nëse i riu është helmuar nga diçka ose nëse vuan nga ndonjë sëmundje.