
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Trikalës në Greqi, ku një 18-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij në rrethana ende të paqarta.
Alarmi u dha nga vetë autori i dyshuar, i cili kontaktoi Departamentin e Policisë së Trikalës, duke deklaruar se kishte kryer krimin në zonën e Flamoulit. Sipas informacionit paraprak, i riu dyshohet se e mbyti nënën me një peshqir, para se të telefononte autoritetet, raportoi media “Protothema”.
Pas denoncimit, 18-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Deri më tani nuk ka detaje të sakta për dinamikën e ngjarjes, gjeneralitetet e viktimës apo të autorit, ndërsa hetimet vazhdojnë intensivisht.


