19-vjeçari në pranga pas akuzave për shantazh dhe abuzim me 15-vjeçaren në Gjakovë – policia po heton rastin tronditës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pas dyshimeve për abuzim seksual me një vajzë 15-vjeçare.
Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, i riu dyshohet se ka kërcënuar të miturën me publikimin e fotove dhe videove intime, duke e detyruar më pas të kryejë marrëdhënie me të.
Burimet bëjnë me dije se vajza ka qenë nën presion të vazhdueshëm, ndërsa ngjarja është zbuluar pas denoncimit të saj në polici. Menjëherë pas kallëzimit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij janë ngritur akuza për shantazh dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse i riu mund të ketë pasur kontakte të ngjashme edhe me persona të tjerë.