Një 33-vjeçare shqiptare ka përjetuar tmerr në Omonia të Greqisë, pasi dyshohet se një 27-vjeçar e ka rrahur, plagosur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në dhomën ku e përdhunoi, aty ku është gjetur nga policia.
Ajo ka qenë duke bërë thirrje për ndihmë dhe pa e menduar dy herë policët janë futur brenda në dhomën e mbyllur me dry, kur kanë gjetur vajzën shqiptare të zhveshur në shtrat, e lidhur, me shenja dhune dhe një plagë me thikë në kofshën e majtë.
E zgjidhën dhe u përpoqën ta qetësonin. Ajo filloi t’u përshkruante me detaje atë që kishte përjetuar. Ai e detyroi atë të kryente akte seksuale dhe e dhunoi kur ajo rezistoi, dhe në një moment ajo pretendoi se kishte humbur ndjenjat dhe nuk mbante mend asgjë tjetër.
“Të dy ramë dakord të shkonim në shtëpinë e tij për të bërë marrëdhënie seksuale”, ka deklaruar 34-vjeçarja shqiptare.
Ajo ka rrëfyer se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se ishte takuar me të ditën e hënë (27 Maj), por sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj.
Media greke Protothema thotë se ngjarja nisi të zbardhjet mesditën e së hënës, kur policët kanë arrestuar një 27-vjeçar palestinez Mohammad Odi. Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm dhe ishte arrestuar.
Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, oficerët e policisë DIAS gjetën 33-vjeçaren shqiptare. Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore
Autori u identifikua fizikisht nga shqiptarja, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të ishte takuar në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë të plagosur derisa u gjet nga policia.
Por 27-vjeçari palestinez është liruar me kush nga gjykata greke. Kushtet e vendosura ndaj tij janë ndalimi i daljes nga vendi dhe paraqitja në komisariat tre herë në muaj. Sipas burimeve gjyqësore, provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij. Megjithëse, 33-vjeçarja shqiptare nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të shërohet.