
Një video e fundit që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale vjen nga Monako ka bërë shumë njerëz të flasin për mënyrën se si disa persona ndryshojnë qëndrimin bazuar tek pasuria.
Në pamjet e publikuara, një burrë i moshuar duket i injoruar nga një vajzë e re, e cila nuk i jep aspak vëmendje. Situata ndryshon krejtësisht kur ajo zbulon se ai është pronar i një Porsche-je luksoze. Menjëherë, sjellja e saj ndaj tij ndryshon, duke treguar se për disa, pasuria mund të ketë më shumë ndikim sesa personaliteti ose respekti i thjeshtë.
Video ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, me shumë përdorues që kritikonin mentalitetin materialist të gruas, ndërsa të tjerë e kanë marrë me humor dhe e kanë shpërndarë si një situatë tipike “social media”.
Kjo ngjarje ka ndezur debat mbi vlerat në shoqëri dhe sa shumë ndikojnë luks dhe para në marrëdhëniet njerëzore. Ndërkohë, videoja vazhdon të shpërndahet në të gjithë internetin, duke u bërë një nga temat më të komentuar të ditës.
