Moderatorja e njohur Neda Balluku ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas 15 vitesh marrëdhënie. Në një intervistë emocionale në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Neda pranoi zhvillimin, duke ruajtur sa më shumë privatësinë për shkak të fëmijëve.
“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën. Atëherë ia kemi dalë ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur familjen e bashkuar. Si çdo nënë, si çdo grua shqiptare, nëse do ktheja kohën prapa do bëja të njëjtën gjë. Nga ai ribashkim erdhi në jetë goca ime e vogël, Suzie Ann” – rrëfeu ajo.
Lexo edhe:
Moderatorja shtoi se marrëdhënia tashmë nuk është e shëndetshme dhe se jetojnë të ndarë prej disa kohësh:
“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi, sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët.”
Kur u pyet për gjendjen e fëmijëve, Neda u shpreh e prerë, duke kërkuar nga moderatoreja Rudina Dembacaj që të mos e ngacmojë për ta. E përlotur gjatë intervistës, ajo tregoi se kjo ishte një situatë që dëshironte ta ruante sa më shumë private.