Keisi Medini
Vajza e këngëtarit të njohur Sabian, Keisi Medini, ka habitur me sinqeritetin e saj në një intervistë për revistën “Bordo”, ku pranoi se emri i të atit i ka hapur shpesh rrugë në përditshmëri.
Keisi Medini, vajza e artistit të njohur Sabian, ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave për jetën e saj aktive në rrjete sociale dhe për marrëdhënien e ngushtë me të atin.
E pyetur nëse fama e babait e ka ndihmuar apo e ka penguar, Keisi nuk ngurroi të pranojë se emri i Sabianit ka pasur ndikim të madh në jetën e saj.
Keisi shtoi se, pavarësisht se fama e Sabianit i ka hapur shumë dyer, ajo është përpjekur gjithmonë të ndërtojë vetë rrugën e saj. Ajo e cilësoi përgjegjësinë për të ruajtur emrin e familjes si një motiv që e ka mbajtur gjithmonë me këmbë në tokë dhe e ka ndihmuar të mos bjerë në grackën e famës.
Pjesë nga Intervista:
Pyetje: Si eshtë te jesh vajza e Sabianit? Te ka ndihmuar apo të ka penguar në rrugëtimin tënd?
Keisi: Absolutisht që më ka ndihmuar. Nuk mund ta mohoj që m ka hapur çdo derë. Të jesh vajza e një artisti si është babai im është pak e vështirë sepse jam munduar shumë të ruaj imazhin e tij, por ka patur anë të mira sepse duke ruajtur imazhin e tij kam ruajtur dhe imazhin tim. Ka patur shumë raste, nuk mund t’i marr një, por mund të kenë qenë këto dhe në adoleshencë te dalurat e mia pak të tepërta, por e ke parasysh kur je me shoqerinë, jo, pi një gotë me shumë, andej-këtej dhe gjithmonë kam thënë “jo”, sepse kam një emër shumë të madh mbi supe që duhet ta ruaj dhe kjo gjëja më ka bërë shumë mirë. Gjithmonë kam qenë me këmbë në tokë. Kam dhe raste të tjera shumë edhe në institucione të mëdha që kemi në Shqipëri. Shumë herë përdor emrin e babit që të kaloj shumë shpejt atë radhën.