Këtë të mërkurë në ‘LIVE ME ODETEN’ ka hyrë një e re, babai i së cilës është grek dhe nëna shqiptare. Prindërit e saj prej vitesh janë divorcuar dhe tashmë e ëma 70-vjeçarja jeton e vetme.
Një histori paksa e pazakontë, vajza kërkon ta surprizojë nënën duke i gjetur ish të dashurin e saj.
Elda Deveja dikur ka patur një lidhje dashurie me Shpëtim Kolekën, të dy nga Tirana, por edhe pse dashuria ishte e fortë ata nuk mundën të përfundonin bashkë.
Të dy u martuan me tjerë persona pasi familja nuk i lejoi ndërsa Elda u bë nënë e një vajze dhe Shpëtimi i një djali.
Por të dy kishin të njëjtin fat, u divorcuan nga partnerët e tyre dhe duke qenë në të tilla kushte, vajza e Eldës kërkon të surprizojë të ëmën. Kjo e fundit nuk ka reshtur kurrë së dashuri Shpëtimin ndërsa ende e përmend emrin e tij.
“Shpëtimi dhe mami kanë patur një histori dashurie shumë të bukur si nëpër libra, por nuk përfunduan bashkë. Mami u martua me dikë tjetër, babin tim por u divorcuan pas pak kohësh sepse nuk iu përputhën karakteret. Ajo donte liri. Edhe Shpëtimi ka qenë martuar dhe ka një djalë por të njëjtin fat pat edhe ai, divorcin. Ai e ka kërkuar shpesh mamin por ajo nuk ka pranuar edhe pse për të ai ka qenë dhe është dashuria e vetme. Mami e përmend gjithmonë Shpëtimin, madje pas 24 vitesh të dy u takuan në një market ku mami bëri sikur se njohu sepse u ndje në siklet. Dua të konsumojmë një kafe të tre, dua t’ia bëj surprizë mamit.”
( kliko këtu për të parë videon)