Puthje në BBVA
Një moment i papritur ka tërhequr menjëherë vëmendjen në Big Brother VIP Albania, kur Selin iu afrua Gretës dhe i dha një puthje në buzë, vetëm pak çaste pasi kjo e fundit kishte dalë nga akuariumi së bashku me pesë banorë të tjerë.
Teksa banorët ndodheshin në oborr, Selin shkoi pranë Gretës, i lyeu buzët me buzëkuq dhe më pas e puthi, në një veprim që u perceptua si provokim i drejtpërdrejtë dhe një test i hapur i rregullit të vendosur nga Vëllai i Madh.
Ky moment erdhi menjëherë pas një zhvillimi të rëndësishëm në lojë, ku Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri u larguan zyrtarisht nga akuariumi dhe iu bashkuan pjesës tjetër të shtëpisë.
Sipas rregullit të vendosur, nëse qoftë edhe njëri prej tyre flet apo reagon ndaj banorëve të tjerë, të gjashtë do të rikthehen sërish në izolim për një kohë të pacaktuar, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë dhe më të tensionuar.
Menjëherë pas daljes nga akuariumi, banorët e tjerë kanë nisur provokime të drejtpërdrejta, duke kërkuar t’i vënë në vështirësi dhe t’i shtyjnë drejt një gabimi. Puthja mes Selinit dhe Gretës u pa si testi i parë real i këtij rregulli, duke e kthyer situatën në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.