Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë ndezur rrjetin me trailer-in e shumëpritur të filmit të tyre të parë së bashku, të shpërndarë në profilet e tyre në Instagram.
Por, jo të gjithë ndjekësit e pritën me entuziazëm këtë hap. Komentet negative nisën të mbushin postimin, duke krijuar tension dhe diskutime në rrjet. Në një reagim të drejtpërdrejtë në Instastory, Kiara Tito u shpreh me tone të forta:
“Si nuk lodheni duke hapur accounts? Shikoni punen tuaj. Nëse nuk ju pëlqen, mos e shikoni.”



Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, Kiara vendosi të mbyllë komentet në postimin e trailer-it, duke mbrojtur filmin dhe energjinë pozitive të tij. Ajo e konsideroi situatën si një përpjekje të disa grupeve të organizuara për të prishur promovimin e projektit të tyre.
Projekti kinematografik, i cili ka mbajtur publikut në pritje për muaj me radhë, do të shfaqet në kinema në Shkurt 2026. Trailer-i tregon fragmente të skenave intensive, ndërsa detajet mbi zhanrin dhe temën mbeten sekret.