Pas largimit nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, Enxhi Nasufi ka zgjedhur që të reagojë përmes një foto provokuese në rrjetet sociale. Moderatorja që herë pas here bën dhe këngëtaren, ka postuar një foto me nënën e saj, qenin, teksa shihet duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke provokuar me gishtin e mesit.

Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë larguar nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, pas lajmeve që qarkulluan për konflikte të vazhdueshme mes tyre, që kishin degjeneruar dhe në dhunë fizike. Pavarësisht se në emisionin e djeshëm, dy vajzat tentuan që të mohonin lajmet, drejtuesit e Top Channel kanë vendosur largimin e tyre nga puna.
Gjatë ditës së sotme, moderatori Blendi Salaj u shfaq në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Heidi Baci, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë zgjedhja përfundimtare për të vazhduar emisionin përkrahë tij.