Xheneta Fetahu është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas rihyrjes së saj në Big-un e Kosovës. Prezenca e saj ka ringjallur menjëherë dinamika të vjetra, por edhe diskutime të reja mes banorëve, veçanërisht lidhur me raportin e saj me Gjesti.
Gjatë bisedave brenda shtëpisë, Xheneta ka folur hapur për ndjenjat që thotë se i ka kuptuar vetëm pasi doli jashtë lojës. Edhe pse nuk e përmendi emrin drejtpërdrejt, ishte e qartë për kë fliste.
“Po ta them realitetin, mendoj që pa vetëdije kam pasur ndjenja për të. E kam kuptuar vetëm kur kam dalë jashtë, nga sjellja e tij brenda dhe sidomos kur e kam parë me dikë tjetër. Aty më ka dhembur dhe e kam vërejtur që kishte diçka që po ma ndjente,” është shprehur ajo.
Relacioni mes Xhenetës dhe Gjestit ka qenë një nga temat më të komentuara gjatë edicionit të tretë të BBVK-së, ndërsa rihyrja e saj në edicionin e katërt për vetëm 24 orë, si pjesë e një misioni nga Vëllai i Madh ka rikthyer sërish vëmendjen tek kjo histori e pambyllur.