Landi dhe Miri
Pas gjithë bujës së krijuar në rrjet për një postim të tij të fundit, Landi Hysi ka reaguar sërish, duke sqaruar publikisht qëndrimin e tij dhe duke akuzuar për keqinterpretim të qëllimshëm.
Anëtari i “West Side Family”, i cili ditët e fundit u përfshi indirekt në debatet që lidhen me raportin mes Mirit dhe Selinës në “Big Brother VIP Albania”, ka theksuar se mesazhi i tij është deformuar nga mënyra si është shpërndarë në media dhe rrjete sociale.
Përmes një Instastory, Landi shkruan prerë:
“Interpretim qëllimisht i gabuar dhe dashakeq sërish”, duke lënë të kuptohet se reagimi i tij nuk është kuptuar siç duhet dhe se ka pasur tentativa për ta paraqitur ndryshe nga ç’ishte në të vërtetë.

Ai ka bërë të qartë gjithashtu se nuk ka interes të përfshihet në polemika të gjera, duke theksuar se i vetmi person për të cilin zgjedh të flasë është Miri.
“Nuk jam shprehur dhe nuk më intereson të shprehem për askënd, përveç Mirit”, shkruan ai në një tjetër postim, duke treguar hapur mbështetjen për mikun e tij.

Reagimi i Landit vjen pas publikimit të disa lajmeve dhe interpretimeve në rrjet, ku postimi i tij u lidh drejtpërdrejt me Selinën dhe situatat e krijuara brenda shtëpisë së BBVA. Megjithatë, ai duket i vendosur të distancohet nga këto interpretime, duke insistuar se qëndrimi i tij është keqpërdorur.
