Familjarët e një 13 vjeçareje kanë denoncuar në polici bashkëfshatarin e tyre, 64 vjeçar, se ka ngacmuar seksualisht të miturën. Denoncimi mësohet se është nxitur nga një oficer policie pasi këtij të fundit I kishte treguar gjyshi I të miturës. Mësohet se komisariati i policië së Devollit bëri dhe ndalimin me iniciativë të Z.R
Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, … (Shenim redaksional: Fshati dhe zona u fshi per shkak të mos cënimit të integritetit të së miturës) pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, njofton sot policia e Korçës.
Vajza jetonte me motrat dhe të ëmën, ndërsa I ati punon në Greqi.
Nuk dihet sa kohë ka që 64 vjeçari e ngacmon 13 vjeçaren por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme.
Në dëshminë e tij dhënë për gazetarët, gjyshi la të kuptojë se historinë e kishte mësuar pak kohë më parë por se po përpiqej ta mbyllte mes vedit duke kontaktuar direkt me 64 vjeçarin, por pasi ky i fundit ka refuzuar ka takuar policin e lagjes i cili e ka bindur për të bërë denoncimin.
Ai tregon se i kishin gjetur para vajzës por dhe patatina
“Na vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e turpit por do e shohin mjekët se ka edhe një shënjë në krah” tregon gjyshi.
E ëma thotë se e kishte mësuar vetëm dy ditë më parë kur kishte parë mesazhet që 64 vjeçari i dërgonte të miturës në telefonin e gjyshit. Veç joshjes gruaja thotë se burri e kërcënonte se nëse do të tregonte do t’I vriste të atin.
. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë,e kërcënonte se do I vriste të atin’ ka thënë ajo
13 vjeçarja ka shenja në trup, ndaj dyshohet se 64 vjeçari ka kaluar edhe në kontakt fizik me të. Kjo do të përcaktohet nga veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do t’i bëhen vajzës për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale.
Në zonë gjyshi thotë se 64-vjeçari njihet si njeri problematik, madje ai thotë se kishte qenë person i dënuar për vrasje dhe përdhunim.