Një zhvillim i papritur dhe mjaft i fortë ka ndodhur pak minuta më parë lidhur me rrugëtimin e banorëve në “Big Brother VIP Albania”.
Një prej konkurrentëve është skualifikuar menjëherë nga loja.
Përmes një njoftimi të befasishëm në faqet zyrtare të spektaklit në Instagram, “Big Brother Alb VIP” dhe “Top Channel”, është bërë e ditur se banori që është përjashtuar përfundimisht nga gara është Kristi Lamaj.
Në postim është publikuar fotoja e Kristit e shoqëruar me shkrimin e madh: “PËRJASHTOHET NGA GARA”.