
Një valë moti me stuhi po godet Greqinë perëndimore dhe pritet që deri të premten të përhapet në të gjithë vendin, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, stuhi, breshër dhe erëra të forta, kanë paralajmëruar meteorologët.
Shkollat e të gjitha niveleve dhe qendrat komunale të kujdesit ditor u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura në ishullin jonian të Zakynthos, pas një vendimi nga qeveria lokale.
Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve të marrin masa paraprake dhe autoriteteve lokale u urdhërua të qëndrojnë në gatishmëri pas një takimi emergjent të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të shtetit.
Stuhitë e para goditën ishujt e Jonit të mërkurën vonë, duke bërë që shërbimi i emergjencës të lëshojë paralajmërime për banorët. Mesazhe iu dërguan gjithashtu banorëve në rajonet perëndimore të Peloponezit të Akaisë, Ilias dhe Mesinisë.
Zyrtarët thanë se moti më i rrezikshëm pritet në Zakynthos, Kefalonia, Akaia, Ilia, Mesinia, Lakoni dhe Maqedoninë qendrore, me frontin e stuhisë që parashikohet të lëvizë në lindje të premten drejt Trakisë, Maqedonisë lindore, ishujve lindor të Egjeut dhe Dodekanezit.
Duke filluar që nga sot, moti ka nisur ‘kapriçot’ në territorin shqiptar. Sot është shënuar po ashtu dhe dëbora e parë në vend, një fenomen aspak i zakontë për muajin tetor. Por si shpjegohen këto luhatje dhe çfarë pritet në vazhdim?
E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë moti në ditët e ardhshme dhe çfarë temperaturash të presim nga ky dimër…
“Duke filluar që sot dhe të paktën deri të dielën, do të kemi më shumë nuanca dimri se sa vjeshte. Parashikohet që nesër të kemi temperatura të ulëta, që zbresin deri në 2 gradë C, ndërkohë 0 gradë në zonat malore.
buy sneeze guard protection
Do të jetë një dimër i shkurtër që zgjat deri të dielën, madje të dielën do të fillojë ngritja e temperaturave. Sonte në darkë fillon dhe dëbora në zonën veriore dhe verilindore dhe nesër zbresin edhe në juglindje.
Nëse flasim për dy dekadat e fundit kemi bërë plazh dhe në tetor dhe, kjo dëbora nuk është e zakontë. Por kemi një lajm të mirë, që nuk do te zgjasë shumë. Javën tjetër presim temperatura më të larta, deri në 27 gradë C.
Deri në datën 20 tetor, stuhitë tropikale janë në stinën e tyre, sepse vjen periudha shumë e gjatë me temperatura të larta dhe janë masat e ftohta që futen menjëherë në territor. Deri në datën 20, do presim të paktën 1 ose 2 ngjarje të tjera për territorin shqiptar dhe më shumë për gadishullin Iberik, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë.
Sonte, Shqipëria do të kletë probleme me ngricën dhe stuhi të forta ere, do të ndihet që nga mbasditja. Sot dhe nesër më shumë problem do të jetë me stuhitë e erës. Që nga dita e shtunë dhe e diel fillojnë të pakësohen dhe javën tjetër do të normalizohen. Por problematika më të mëdha do të ketë Greqia këto ditët e fundit, reshje të shumta dhe stuhi ere.
Dimri është cunguar, presim që të mos mungojnë ditët e acarta por që do të numërohen me gishtat e dorës. Më i ftohtë do të jetë janar dhe disa ditë në shkurt”, tha ajo.