Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.
Një 15-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon dhe ka përfunduar mbi tendën e një biznesi.
E mitura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar.
Ka dyshime se 15-vjeçarja është bullizuar nga bashkëmoshatarët dhe kjo e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Për momentin 15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”