Mjeku Sinan Manjani
Ky në foto është mjeku Sinan Manjani, që tronditi opinionin publik! I njëjti person që, sipas pamjeve të publikuara nga “STOP”, shihet duke ngacmuar seksualisht një paciente në zyrën e tij në Qendrën Shëndetësore nr.10, Tiranë.
Sipas pamjeve të siguruara nga vetë qytetarja, e cila regjistroi bisedën me kamerë të fshehtë, mjeku shihet duke e prekur dhe duke i shprehur hapur dëshirat e tij seksuale, duke i thënë: “Kam qejf të shkoj me ty.”
Pacientja ishte takuar fillimisht me mjekun pranë një farmacie, pasi kishte pasur shqetësime shëndetësore. Ai e ftoi në qendrën shëndetësore për t’i matur tensionin, dhe më pas i propozoi një check-up falas. Gjatë vizitës së tretë, sjellja e tij mori një kthesë të papritur, duke u shndërruar në ngacmim të hapur seksual me komente me përmbajtje erotike.
Lexo edhe:
Në një moment, mjeku i rrëfen pacientes se kishte pasur lidhje intime me një infermiere dhe se kishte kryer marrëdhënie treshe me dy praktikante:
“I thashë unë, ‘A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita.’ Okej, ne na ke, thonë. … Edhe bëmë treshe, se i binte treshe.”
Pacientja përpiqet ta ndalojë, duke i thënë: “Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Hë, se dëgjohemi jashtë!”
Por mjeku i përgjigjet pa hezitim:
“Po vari mo krin! … I fus çelësin tani, ene vetëm me të dhënë ty puthje.”*
Në vijim të bisedave, të publikuara nga një emision investigativ, mjeku përdor gjuhë vulgare, ofendon kolege femra dhe i bën pacientes propozime të drejtpërdrejta me nënkuptime seksuale.
“Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!” – dëgjohet duke i thënë mjeku.
Në një moment, ai i ofron pacienteve raki dhe duhan, e ngacmon fizikisht dhe tenton të krijojë një situatë intime në ambientet e punës, duke shkelur rëndë etikën profesionale dhe detyrimet e tij si mjek.
Pacientja, që ruajti qetësinë gjatë gjithë episodit, e refuzon qartësisht, duke i kërkuar disa herë të ndalet dhe t’i hapë derën:
“Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!”